Ambasada amerikane largohet nga monitorimi i konkursit për kryeprokurorët – “Procesi është i shkatërruar rrënjësisht”

Ambasada amerikane: Meqë përfshirja e mëtejme e ambasadës mund të keqinterpretohet si  miratim i këtij sistemi të shkatërruar, ne më nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të përzgjedhin bazuar në kualifikimet e tyre e jo lidhjet dhe afërsitë politike.

Ambasada amerikane largohet nga monitorimi i konkursit për kryeprokurorët – “Procesi është i shkatërruar rrënjësisht”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka parë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve, si një sistem jodemokratik dhe aspak transparent.

Prandaj kanë reaguar me anë të një letre të hapur, duke shkruar se distancohen nga ky proces, pasi prokurorët janë zgjedhur për shkak të lidhjeve të tyre politike e jo meritave.

“Për vite me radhë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol mentorues dhe monitorues në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë shkatërruar tani rrënjësisht. U mungon transparenca dhe janë subjekt i rritjes së konfliktit të interesit. Meqë përfshirja e mëtejme e ambasadës mund të keqinterpretohet si  miratim i këtij sistemi të shkatërruar, ne më nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të përzgjedhin bazuar në kualifikimet e tyre e jo lidhjet dhe afërsitë politike”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që të përkrahet ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në përpjekën e tij për të bërë rishikimin e funksionaliteti.

“Ndryshimet e kornizës ligjore në të cilat bazohet sistemi prokuroria nevojiten për të rikthyer transparencën dhe drejtësinë në këtë sistem. Prandaj, thërrasim të gjitha partitë ta përkrahin përpjekjen e Ministrit të Drejtësisë për të kompletuar rishikimin e funksionalitetit sa më parë”./Insajderi.com