Ambasada amerikane me apel për shtetasit amerikanë në Kosovë pas situatës në Deçan

Ambasada amerikane me apel për shtetasit amerikanë në Kosovë pas situatës në Deçan

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka dalë me apel për shtetasit dhe personelin amerikan që jetojnë në Kosovë, pas situatës së krijuar në Deçan ku mbi një mijë banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, dy prej të cilëve kanë vdekur, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së Gjendjes Emergjente të komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit amerikanë të ju përmbahen disa rregullave si vijon:

“Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës. Monitoroni mediat lokale për azhurnime. Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde. Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme.

Vizitoni faqen CDC për Shëndetin e Udhëtarëve. Konsultohuni me Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për Këshilltarët Shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534”, thuhet në njoftim.

Mbi një mijë e 500 qytetarë në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga e shtuna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, dy prej të cilëve kanë vdekur, për shkak të dyshimeve se janë helmuar nga uji.

Dy rastet e vdekjeve janë cilësuar si të dyshimta, ndërkaq trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Insajderi.com