
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur përpjekjet për të inkurajuar përfaqësimin e pakicave në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe në Policinë e Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një postim në faqën zyrtare të kësaj ambasade, ku tutje thuhet se përvoja e Amerikës dhe e shumë vendeve të tjera është që një shoqëri është më e forte dhe besimi midis komuniteteve mund të rritet, kur shërbimet e uniformuara pasqyrojnë popullsinë që ata shërbejnë dhe mbrojnë.
“Ne mirëpresim përpjekjet për të inkurajuar përfaqësimin e pakicave në FSK dhe PK. Përvoja e Amerikës dhe e shumë vendeve të tjera është se një shoqëri është më e fortë, dhe besimi midis komuniteteve mund të rritet, kur shërbimet e uniformuara pasqyrojnë popullsinë që ata shërbejnë dhe mbrojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë. /Insajderi.com