Ambasada Amerikane në Kosovë: Palmer pati takim konstruktiv me Lajçakun dhe liderët kosovarë

Ambasada Amerikane në Kosovë: Palmer pati takim konstruktiv me Lajçakun dhe liderët kosovarë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer pati një “takim konstruktiv” me emisarin e Bashkimit Evropian , Miroslav Lajçak, dhe me liderët kosovarë, shkruan Insajderi.

“Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, mbajti një takim konstruktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvallën”, ka shkruar Ambasada në Twitter.

Kryeministri, Albin Kurti, pas takimit me ta është shprehur se koordinimi mes BE-së dhe SHBA-së në procesin e dialogut është i domosdoshëm.

Ndërsa, presidentja Osmani ka kërkuar nga Lajçaku dhe Palmeri që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjelltë, teksa nga ky i fundit kërkoi që SHBA-ja të furnizojë me vaksina falas kosovarët./Insajderi.com