Ambasada amerikane në Serbi e quan lajm të mirë takimin në Uashington: “Do të sillte stabilitet në rajon”

Ambasada amerikane në Serbi e quan lajm të mirë takimin në Uashington: “Do të sillte stabilitet në rajon”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka komentuar në lidhje me paralajmërimin për takimin e dy shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, midis liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë e ka quajtur “lajm të mirë”, paralajmërimin për këtë takim, i cili ishte caktuar për rreth dy muaj më herët, mirëpo u shtye për shkak të thirrjes së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për në Hagë.

“Takimi i liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon”, ka thënë kjo ambasadë përmes një njoftimi në rrjetin social, Tëitter.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar të premten se liderët e dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington. /Insajderi.com/