
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, menjëherë pasi deklaroi shpalljen e ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha si “NON GRATA”, shkruan Insajderi.
Ambasada ndau postimin e sekretarit amerikan në Twitter ku thuhet se ” veprimet korruptive të ish-presidentit, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqiperi”.
Tutje, në njoftim tregohet se Ish-presidentit dhe familjarëve të tij iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”,ka shkruan Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Twitter./Insajderi.com