
“Të lumtur që po shohim se vaksinimet po shkojnë normalisht. Kur t`ju vijë radha, merreni vaksinën”.
Kështu i është drejtuar qytetarëve Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në vendin tona ka filluar vaksinimi, pasi nga projekti COVAX, Kosova përfitoi 24 mijë vaksina.
I pari që u vaksinua ishte kryeministri, Albin Kurti.
Kreu ekzekutivit tha se këtë e kishte bërë si shembull që vaksina është e sigurt. /Insajderi.com