Ambasada amerikane në Kosovë: Takimi i 27 Qershorit hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar në lidhje me takimin e 27 Qershorit të iniçuar nga i dërguari i Trump-it, Richard Grenell.

Ambasada amerikane në Kosovë: Takimi i 27 Qershorit hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime

Ambasada amerikane në Kosovë ka deklaruar se mundësia e 27 Qershorit i hap dyert për zhvillim dhe investime.

Në një postim zyrtar në Twitter thuhet se mundësia e ofruar nga SHBA hap dyert për zhvillim dhe invesitme.

“SHBA shpreson që liderët në Kosovë dhe Serbi duhet ta shfytezojnë këtë mundësi që të kthehen në dialog dhe poashtu të nisin një periudhë stabiliteti”, thuhet ndër tjerash.

“Njerëzit e këtyre regjioneve nuk  meritojnë asgjë më pak”, përfundoi njoftimi.

Një reagim të ngjajshëm e kishte edhe pak më parë emisari i Trump-it për dialogun, Richard Grenell. /Insajderi/