Ambasada amerikane paralajmëron protestë të dhunshme nga opozita shqiptare

Ambasada amerikane paralajmëron protestë të dhunshme nga opozita shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lajmëruar shtetasit amerikanë në Shqipëri për të shmangur lëvizjen gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në një njoftim, ambasada iu jep informacion shtetasve të saj se ku do të mbahet protesta duke i paralajmëruar se mund të jetë e dhunshme dhe se nuk dihet kohëzgjatja.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në njoftimin e ambasadës armerikane.

Ata kanë potencuar se ersoneli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.