Ambasada amerikane për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Hap përpara në procesin e drejtësisë

Ambasada amerikane për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Hap përpara në procesin e drejtësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka quajtur hap përpara në procesin e drejtësisë, aktakuzën nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe krye-parlamentarin Kadri Veseli.

Në një njoftim për media ambasada thotë se njoftimi i ardhur nga Specialja është thelbësor për avancimin e sundimit të ligjit.

“Ky njoftim ka qenë duke u përgatitur qe 20 vjet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e pavarur të Prokurorit të Specializuar për t’ju përmbajtur mandatit të tyre përderisa ky rast vazhdon përmes sistemit të drejtësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se dorëzimi i aktakuzës të paralajmëruar nga Zyra e pavarur e Prokurorit të Specializuar paraqet hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”.

“Ky njoftim është thelbësor për avancimin e sundimit të ligjit dhe të drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për ta shtyrë vendin përtej kësaj periudhe të tmerrshme dhe për t’ju bashkuar komunitetit euroatlantik”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë”./Insajderi.com