Me rastin e dy vjetorit të vdekjes, Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e ka përkujtuar simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, duke e krahasor me Martin Luther King-un, njofton Insajderi.
Në njoftimin zyrtar të ambasadës së ShBA-ve thuhet se “duhet t’i përkujtojmë ikonat të cilat luftuan për të drejtat e njeriut dhe që u shndërruan në frymëzim për çdo gjenerate”.
Më pas në komunikatën zyrtare te ambasadës së SHBA-ve citohet një thënie e Demaçit cili kishte se “Nëse duam lirinë, vetë ne, duhet të jemi krijuesit e lirisë sonë. Faktori i brendshëm është parësor për lirinë e fituar, dhe faktori i jashtëm është sekondar. Ky është ligji i jetës që nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë për hir të askujt, madje më pak për hir të vetes sonë “.
Në këtë komunikatë më pas është bërë një krahasim për figurën e Demaçit dhe Luther King-ut, duke i ngritur lartë vlerat e tyre njerëzore dhe historike.
Për Dmeacin thuhet se ishte një aktivist dhe shkrimtar i shquar për të drejtat e njeriut. Ai kaloi 28 vjet në burgje të ndryshme në ish-Jugosllavi për mbrojtjen e tij pasionante të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, dhe në të gjithë ai mbeti kundërshtar i betuar i politikës së hakmarrjes dhe urrejtjes kombëtare.
Ndërsa për Luther King-un thuhet “Martin Luther King, Jr. ishte një nga avokatët më të njohur të shekullit XX për ndryshime shoqërore jo të dhunshme. Përmes aktivizimit dhe fjalimeve të tij inspiruese, ai luajti një rol kryesor në dhënien fund të ndarjes ligjore të shtetasve afrikano-amerikanë në Shtetet e Bashkuara, si dhe krijimin e Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964 dhe Aktit për të Drejtat e Votimit. King shkroi në “Letrën nga Birmingham Jail” në vitin 1963: “Ne e dimë përmes përvojës së dhimbshme se liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”./Insajderi.com