Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar pas mbylljes së shumicës së qendrave të votimit, njofton Insajderi.
Nga kjo ambasadë thonë se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që votojnë paqësisht, pavarësisht motit të ligë dhe situatës me pandeminë COVID-19.
Gjithashtu, Ambasada amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve të tjera, që të numërojnë votat dhe ta bëjnë punën e tyre.
“Inkurajuese për të parë që kaq shumë qytetarë të cilët dolën për të votuar paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ-së dhe institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter./Insajderi.com