Ambasada amerikane reagon pas sekuestrimit të drogës në Lipjan: Fitore e madhe për sundimin e ligjit  

Ambasada amerikane reagon pas sekuestrimit të drogës në Lipjan: Fitore e madhe për sundimin e ligjit  

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar pas aksionit të djeshëm në Lipjan, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona, shkruan Insajderi.

Ambasada amerikane në një postim në Twitter, ka shkruar se aksioni i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Përgëzime për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit  global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA WashingtonDC”, ka pohuar kjo ambasadë.

Gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës pas një aksioni të përbashkët me autoritetet e Shqipërisë, Italisë dhe DEA amerikane kanë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe arrestuar shtatë persona./Insajderi.com