Ambasada amerikane reagon pas shpërthimit në Ferizaj

Ambasada amerikane reagon pas shpërthimit në Ferizaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas shpërthimit të bombolës së gazit që ndodhi të martën në një restorant në Ferizaj, ku mbetën të lënduar 42 persona, njofton Insajderi.

Nga kjo ambasadë kanë shprehur keqardhje të thellë për familjet e të plagosurve nga shpërthimi, ndërsa atyre u kanë uruar shëndet dhe shërim.

“Ndjejmë keqardhje të thellë për familjet e të plagosurve nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj: Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë, gjendja e të lënduarve pas shpërthimit cilësohet të jetë stabile. 14 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim./Insajderi.com