
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Kushtetutës, përcjell Insajderi.
Urimi është bërë përmes një postimi në llogarinë e ambasadës amerikane në Facebook.
“Urime Ditën e Kushtetutës, Kosovë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë./Insajderi.com