
Pas publikimit të një kronike në RTK për zgjedhjen e drejtorit të Doganave të Kosovës, Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar lajmin e Televizorit Publik të Kosovës duke e quajtur si lajmë të pa saktë dhe që nuk ka qenë serioz në kërkimin e informatave.
“Ky lajm nuk është i saktë dhe RTK nuk ka bërë përpjekje serioze për të kërkuar informata nga ne paraprakisht. Qeveria Britanike ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta”, thuhet në komunikatë.
Nga kjo komunikatë dërguar medieve, thuhet se ky proces rekrutimi i është në pajtim me ligjet e Kosovës dhe vendimi jepet nga Institucionet e Kosovës.
“Megjithatë, paneli i rekrutimit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, është në pajtim me ligjet e Kosovës, dhe vendimi përfundimtar i takon institucioneve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Britanisë së Madhe./Insajderi.com