Ambasada britanike në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë, që të shtyjë gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja, njofton Insajderi.
Ambasada britanike ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut.
“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe kryeshefave ekzekutivë të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Facebook./Insajderi.com