Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për vaksinim, njofton Insajderi.
Bashkë me thirrjen për vaksinim, kjo ambasadë ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë, ku shpalosen detaje për procesin e vaksinimit.
Këtë postim ambasada e bëri në llogarinë zyrtare të saj në Facebook.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë do të vazhdojë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për Vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i qendrës së vaksinimit në ‘1 Tetori’, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në postimin e MSH-së, e bërë më 3 prill. /Insajderi.com