
Ambasada Britanike në Kosovës përmes rrjetit social Facebook, ua ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë muslimanëve të Kosovë.
“Myslimanëve në Kosovë dhe në mbarë botën u urojmë ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani 2020 do të jetë ndryshe nga vitet tjera, dhe e kuptojmë se sa do të jetë kjo sfiduese, duke pasur parasysh traditat e forta të iftareve me familjarë dhe me miq. Por është me rëndësi që të gjithë t’i ndjekim këshillat e Qeverisë së Kosovës, të qëndrojmë në shtëpi dhe ta mbajmë distancën nga të tjerët”, thuhet në urimin e tyre.