Ambasada e Amerikës njofton se Kurtit i dorëzohet Raporti për Ujmanin

Ambasada e Amerikës njofton se Kurtit i dorëzohet Raporti për Ujmanin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë të ditur se sot i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit, njofton Insajderi.

Në njoftimin e Ambasadës së Amerikës thuhet se i njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë që drejtohet nga ana Brnabiq.

“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, të bërë publik në Twitter. /Insajderi.com