Ambasada e Amerikës uron myslimanët për Fitër Bajramin

Ambasada e Amerikës uron myslimanët për Fitër Bajramin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, njofton Insajderi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ambasada e Amerikës ka uruar besimtarët në katër gjuhë.

“Për të gjithë që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë: Me fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në urimin e ambasadës.

Pas muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman sot festojnë Fiter Bajramin. /Insajderi.com