Ambasada e Britanisë së Madhe përkrah masat e reja anti-Covid

Ambasada e Britanisë së Madhe përkrah masat e reja anti-Covid

Pas paralajmërimit nga disa kategori shoqërore se do t’i kundërshtojnë masat e reja anti-Covid, të ndërmarra nga Qeveria Kurti, në mbrojtje të këtyre masave, ka dal Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, njofton Insajderi.

Kjo ambasadë përkrah vendimin për masat anti-COVID të marra nga Qeveria, njofton Insajderi.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mbështetur Qeverinë në marrjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje që masat e reja të respektohen.

Në njoftim thuhet po ashtu se është fatkeqësi humbja e mbi 500 jetëve për shkak të COVID-19, vetëm gjatë këtyre tre muajve të këtij viti në Kosovë.

“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Fatkeqësisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkëKunderCovid19”, thuhet në reagimin e tyre./Insajderi.com