Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin: Ka probleme urgjente që duhet trajtuar

Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin: Ka probleme urgjente që duhet trajtuar

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, njofton Insajderi.

Në urimin e saj, kjo ambasadë thotë se ka çështje urgjente që duhet të trajtohen.

Më tej në këtë urim thuhet se Kurti mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë.

“Urojmë Kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Kabinetin e tij si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Ka probleme urgjente që duhet trajtuar. Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com

We congratulate the newly elected Prime Minister Albin Kurti and his Cabinet as well as the new members of the Assembly…

Posted by German Embassy Pristina on Tuesday, March 23, 2021