
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar lidhur me masat e reja të ndërmarra nga ky vend, i cili me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19, I ka shtyrë masat deri më 15 shkurt, njofton Insajderi.
Kjo ambasadë ka njoftuar për masat të cilat përfshijnë: Masat që ishin në fuqi deri në fund të janarit do të shtyhen deri deri me 14 shkurt.
Shkollat e kopshtet e fëmijëve të mos hapen para 15 shkurtit.
Punëdhënësit duhet t’u mundësojnë punonjësve punën nga shtëpia në të gjitha ato veprimtari, ku kjo është e mundshme.
Detyrimi për mbajtjen e maskës nëpër autobusë e metro si dhe nëpër dyqane do të ashpërsohet (maska medicinale apo FFP2 maska).
Njē mbulim i thjeshtë i gojës dhe hundës nuk lejohet më.
Kontaktet duhet të vazhdojnë të jenë të reduktuara.
Maksimalisht një person nga një amvisëri tjetër lejohet për takime. Edhe në shërbesat fetare këtej e tutje duhet të mbahen maskat mbrojtëse të mjekësisë. /Insajderi.com