Ambasada e Kosovës në Itali del me një njoftim

Ambasada e Kosovës në Itali del me një njoftim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u ka bërë thirrje qytetarëve që banojnë atje që t’i respektojnë masat dhe protokollet parandaluese kundër Coronavirusit, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane. Ky dekret hyn në fuqi nga 6 marsi 2021 dhe mbetet i vlefshëm deri me datë 6 prill 2021, njofton Insajderi.

Në njoftim bëhet e ditur se në dispozitat e dekretit është parashikuar zgjatja e kufizimeve të qarkullimit deri më 27 mars.

Lëvizjet brenda territorit italian: deri me datë 27 mars 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin në të gjithë territorin italian;

lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, dhe për secilin rast, shtetasit duhet të pajisen dhe të kenë marrë me vete formularin (vetë-deklarim) ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim

Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore

Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territorit italiane, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Insajderi.com