Ambasada e Kosovës në Paris del me një njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Kosovës në Paris del me një njoftim të rëndësishëm

Qeveria Franceze ka marrë vendim të premten (29 janar 2021) për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë Bashkimit Evoprian, përfshirë edhe Kosovën, përveç rasteve të domosdoshme, njofton Insajderi.

Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar se përveç kësaj, është urdhëruar mbyllja e qendrave të mëdha tregtare si dhe janë paralajmëruar kontrolle të rrepta gjatë orës policore.

“Ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme.

Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore”, thuhet në njoftimin e ambasdës./Insajderi.com