
Ambasada e Kosovës në Paris ka bërë të ditur se shërbimet konsullore janë rihpaur për publikun nga sot, e martë, përcjell Insajderi.
Përmes një njoftimi për medie, nga kjo ambasadë u kanë bërë thirrje qytetarëve që në lokalet e ambasadës të paraqiten vetëm ata që do të marrin shërbime.
“Ju njoftojmë se shërbimet konsullore pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris do të rihapen për publikun nga dita e martë më 11.05.2021. Ftoheni që të na kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në ora 16:00.
Ju lutemi që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e Ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull, bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim./Insajderi.com