Ambasada e SHBA në Beograd: Njohja e ndërsjellët bazë e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës ambasadori i SHBA në Beograd Gabriel Escobar ka deklaruar se bazë e çfarëdo marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja e ndërsjellët si shtete të pavarura.

Ambasada e SHBA në Beograd: Njohja e ndërsjellët bazë e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë

“Siç ka iu kumtuar presidenti Trump edhe Beogradit edhe Prishtinës, njohja e ndërsjellët duhet të jetë bazë e çdo marrëveshjeje”, ka deklaruar për mediet serbe Gabriel Escobar, zëvendës ambasadori i  SHBA në Serbi.

Ai përkujton edhe fjalët e emisarit special të presidentit amerikan për negociata në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Siç ka parashtruar në mënyrë të qartë ambasadori Grenell, ne jemi të koncentruar ta ndihmojnë rajonin që ta lirojë potencialin ekonomik. Afaristët më të mëdhenj të ekonomisë më të madhe në botë po përsërisin se po hezitojnë të investojnë dhe të vijnë në një rajon politikisht jostabil. Përse cilido prej tyre të rrezikonte dhe të ecë nëpër akullin e konfliktit të ngrirë?

Në pyetje të gazetarëve a do të përkrahte Uashingtoni një zgjidhje e cila do të shkonte kah korrigjimi i kufijve, nëse për këtë pajtohen dyja palët, Escobar ka porositur:

“SHBA nuk ofron zgjidhje të gatshme. Kjo është çështje e Prishtinës dhe Beogradit. Jemi të vetëdijshëm se zgjidhja kompromisi nuk arrihet lehtë, esenca e kompromisit është që të heqësh dorë nga diçka, por edhe të japësh diçka, nuk ekziston alternativë tjetër. Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje e cila është e zbatueshme, e përhershme dhe nuk prodhon jo stabilitet as në vend e as në rajon. Do ta shqyrtojmë seriozisht çdo marrëveshje e cila i plotëson këto kushte. Tani është momenti të shkohet përpara”./Insajderi.com.