Ambasada e SHBA-së: Derisa s’ndalet dhuna, gratë s’do të jenë të barabarta

Ambasada e SHBA-së: Derisa s’ndalet dhuna, gratë s’do të jenë të barabarta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë vlerëson se të gjithë duhet bashkuar për të parandaluar dhunën ndaj grave, njofton Insajderi.com.

Këtë thirrje ambasada e Amerikës e ka bërë në Ditën e Barazisë Gjinore.

Me anë të një postimi në faqet zyrtare të kësaj ambasade, thuhet se edhe pse kremtohen arritjet e grave kosovare në këtë ditë, derisa nuk ka normalizim të dhunës në baza gjinore, gratë asnjëherë s’do të jenë të barabarta.

“Derisa kremtojmë arritjet e grave kosovare në Ditën e Barazisë Gjinore, kujtojmë se derisa dhuna në baza gjinore nuk normalizohet, gratë kurrë nuk do të jenë vërtetë të barabarta”, thuhet në qëndrim.

“Të gjithë ne duhet ta bëjmë pjesën tonë për të parandaluar, ndaluar dhe raportuar dhunën dhe të promovojmë të drejta të barabarta”. /Insajderi.com