Ambasada e SHBA-së: Le të luftojmë shkatërrimin me krijim

Ambasada e SHBA-së: Le të luftojmë shkatërrimin me krijim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, derisa ka kujtuar 11 shtatorin, ka dhënë një porosi që “të luftohet shkatërrimi me krijim” për paqe e prosperitet, njofton Insajderi.

Kështu ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, ku tutje thuhet se ky luftim bëhet vetëm duke punuar së bashku në Kosovë, në SHBA dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë.

“Çdo vit më 11 Shtator, gjersa i vajtojmë të vdekurit, ne e ri përkushtojmë vetveten në përpjekjen për një të ardhme më të mirë. Le të “luftojmë shkatërrimin me krijimin” – duke punuar së bashku, këtu në Kosovë, në SH.B.A. dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë”, thuhet në postimin e Ambasadës. /Insajderi.com