Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Kurban Bajramin në shqip

Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Kurban Bajramin në shqip

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar festën e Kurban Bajramit, për të gjithë kosovarët të cilët e festojnë atë, njofton Insajderi.

Urimi i kësaj ambasade nis në gjuhën shqipe, duke vazhduar shkrimin në gjuhën angleze, ku urohet një festë e shëndetshme.

“Me Fat Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e tyre në rrjetin social Fcebook.

“Me Fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak: Të gjithë kosovarëve që festojnë, duke ju uruar juve dhe familjeve tuaja një festë të shëndetshme, të gëzuar”, thuhet më tej në urimin e ambasadës.

Sot, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e sakrificës, atë të Kurban Bajramit. /Insajderi.com