
Nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rastin e dhënies së pasaportave për kriminelët ballkanik kanë thënë se ata janë duke punuar me policinë dhe me Ministritë tjera të Qeverisë së RMV-së si dhe me institucionet për zbatimin e ligjit dhe sundimit të së drejtës.
“Ne nuk komentojmë për hetime që janë duke u zhvilluar. Ambasada amerikanë punon nga afër me MPB-në, si dhe me Ministritë e Qeverisë dhe Institucionet në Maqedoninë e Veriut që të arrihen qëllimet e përbashkëta për të zbatuar ligjet dhe sundimi i së drejtës, duke llogaritur këtu edhe bashkëpunimin në zbatimin rajonal të ligjeve dhe luftës kundër terrorizmit”, kanë thënë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Në përgjigjen e Ambasadës amerikane thuhet se këta kanë një bashkëpunim të afërt edhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione tjera në vendin fqinj. /Insajderi.com