Ambasada e SHBA-së përgëzon Kosovën

Ambasada e SHBA-së përgëzon Kosovën

Ambasada e SHBA-së, në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për betejën që po bën me koronavirusin.

Kjo ambasadë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se profesionistët shëndetësor po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë, përcjell Insajderi.

Postimi i plotë:

“I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Prishtinë./Insajderi.com