Ambasada e SHBA-ve komunikatë për rrugën Deçan-Plavë: Të respektohet vendimi i gjykatës

Ambasada e SHBA-ve komunikatë për rrugën Deçan-Plavë: Të respektohet vendimi i gjykatës

Çfarë do zgjidhje që bëhet, duhet të jetë në përputhje me vendimin e gjykatës, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëshuar në rrjetin social Facebook, sa i takon ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, njofton Insajderi.

“Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë sesa veç me tokën dhe qasjen. Bëhet fjalë edhe për respektimin e vendimeve të gjykatës, respektimin dhe ruajtjen e të drejtës për të gjithë që të praktikojnë religjionin e tyre dhe të jetojnë paqësisht me komshinjtë dhe gjithashtu për vlerësimin e trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor”, shkruan ambasada amerikane.

Amerikanët kanë përshëndetur edhe takimin e sotëm në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Bashkëpunimi dhe përkushtimi për zgjidhje që respektojnë vendimin e gjykatës është mënyra e vetëm përpara që çon kah një zgjidhje e vërtetë. Takimi i sotëm i kryeministrit me kryetarin e komunës së Deçanit është një hap në këtë drejtim”./Insajderi.com