Pas Tërmetit në Shqipëri, numri i të vdekurve ka shkuar deri më tani në 21. Kësisoj, në shenjë solidariteti me familjet e të prekurve dhe gjithë shtetit shqiptar, sot në Kosovë janë anuluar shumë ceremoni të ndryshme që ishin paraparë të mbahen. Por, jo njëjtë ka vepruar edhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Kjo ambasadë më në krye me Qemal Minxhozin, nuk e anuloi ceremoninë e 107-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Madje, kjo festë shkoi si ishte paraparë, përveç me disa ndryshime në fjalime.
Ambasadori Minxhozi, para të pranishmëve që ishin në sallë, si kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri në largim i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, tha se sot festohet kudo. Ndërsa ai ndërkohë kërkoi 1 minutë heshtje për viktimat.
“Sot festohet kudo, kudo është flamuri. Gëzuar. Në jetë fatmirësia dhe fatkeqësia ndodhë që takohen dhe kjo sot ndodhi dhe ju ftoj për 1 minutë heshtje. Sot ka qenë një ditë solidariteti kombëtar, i jashtëzakonshëm, ju jemi mirënjohës për këto ditë të këqija për kombin, faleminderit”, tha para të pranishmëve Minxhozi.
Ndërkohë në këtë ceremoni fjalën e morën edhe Haradinaj, Kurti e të tjetër./ Insajderi.com