
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, shkruan Insajderi.
Përmes Facebook, ajo u ka apeluar të gjithë përfaqësuesve insitucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi
“Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucionalë që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit”, thuhet në reagim.