Ambasada jep një lajm rreth njohjes së patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani

Ambasada jep një lajm rreth njohjes së patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe Transportit të Gjermanisë, ka kërkuar nga Këshilli Federal më 29 dhjetor 2021 miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren për provimet e patent shoferëve, përcjell Insajderi.com.

Përmes njoftimit, Ambasada ka bërë të ditur se ndër miratimet e ndryshimeve janë edhe konvertimet provimeve shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Kosova, Shqipëria, Britania e Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.

Sipas Ambasadës, për lejet e drejtimit të automjeteve nga Kosova parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, C1, C1E, D1, D1E dhe DE.

“Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Insajderi.com