fbpx

“Ambasadorët janë duke kërkuar një kandidatë të ri për kryeministër”

“Ambasadorët janë duke kërkuar një kandidatë të ri për kryeministër”

Analisti i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ka thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, me gjasë vendin e pret një qeveri teknike para se të shkohet në zgjedhje.

Duke mos dhënë emra, Mushkolaj ka thënë se “ambasadorët”, duke iu referuar të akredituarve të misioneve diplomatike në vend, janë në kërkim të një kandidati për ri për kryeministër, gjë që, sipas tij, do të shmangte zgjedhjet e parakohshme.

“Ambasadorët i kanë nisë përpjekjet për gjetjen e një kandidati të ri për kryeministër. Për ta është e rëndësishme që të mos bllokohet dialogu. Mundet me ndodhë mos me pasë hiç zgjedhje”, ka thënë Mushkolaj, duke përfunduar me fjalinë: “Interesant po bohet”.

Haradinaj, të premten, gjatë mbledhjes së Qeverisë, njoftoi kabinetin për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit. Arsye për largimin tha të jetë ftesa nga Gjykata Speciale ku ai ishte ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.