Ambasadori Abbott: Respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi

Ambasadori Abbott: Respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholass Abbott, ka thënë se e respektojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti I Presidentit të Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott gjithashtu thotë se e mbështesin edhe Vjosa Osmanin në ushtrimin e detyrës së Presidentes.

”Ne e respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim ushtruesen e detyrës së Presidentes Osmani, për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar ai. /Insajderi.com