Ambasadori Abbott takohet me ministrin Sveçla

Ambasadori Abbott takohet me ministrin Sveçla

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Biseduan për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit.

“I kënaqur që u takova me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla sot për të diskutuar mënyrat për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Ambasadori britanik ka zhvilluar takime këto ditë me përfaqësues të Qeverinë Kurti si dhe me vet kryeministrin Albin Kurti. /Insajderi.com