Ambasadori Abbott viziton LDK-në para mbledhjes së kryesisë

Ambasadori Abbott viziton LDK-në para mbledhjes së kryesisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka arritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak para se të nisë mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, njofton Insajderi.

Vizita e Abbott nuk ishte paralajmëruar dhe nuk dihet arsyeja.

Mbledhja e kryesisë së LDK-së ishte paralajmëruar të nisë në orën 16:30.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, pasi ditë më parë kryetari aktual, Isa Mustafa dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com