Ambasadori amerikan flet me kryetarin e OVL-së – “për situatën e tanishme dhe veteranët”

Ambasadori amerikan flet me kryetarin e OVL-së – “për situatën e tanishme dhe veteranët”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, njofton Insajderi.

Siç ka njoftuar vetë Gucati në llogarinë e tij në Facebook, me diplomatin amerikan, ka biseduar rreth gjendjes aktuale në vend dhe për veteranët e Kosovës.

“Gjatë takimit virtual me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë z.Philip S. Kosnett. Biseduam për situatën e tanishme në vend, dhe për veteranët e UÇK-së. Falënderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA-të kanë ndaj Kosovës”./Insajderi.com

 

Image may contain: 2 people