Philip Kosnet, e ka shfrytëzuar pasditen e fundit të këtij viti, që ta vizitojë kryetarin e LDK-së, Isa Musafa.
Ai madje ish-kryeministrin e Kosovës e ka vizituar në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar për disa orë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Por ai nuk ka dhënë detaje, duke shtuar se shpejt do të lëshojnë një komunikatë për media.
“Jemi në koordinim edhe me ambasadën dhe shumë shpejtë do ta lëshojmë një komunikatë të përbashkë”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe së fundi Mustafa në disa pastime ka paralajmrëuar se LDK-ja mund të bëhet pjesë e dialogut. /Insajderi.com