"Koalicioni i thyeshëm"

Ambasadori amerikan: Koalicioni Vetëvendosje – LDK ishte fragjil

Ambasadori amerikan e ka komentuar koalicionin e ish-qeverisë. Ka thënë se ishte një koalicion i thyeshëm.

Ambasadori amerikan: Koalicioni Vetëvendosje – LDK ishte fragjil

Koalicioni i kaluar qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte një koalicion fragjil.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për raportet e amerikanëve me Qeverinë e Albin Kurtit. Ka thënë se e pranon që kanë pasur dallime në atë se si e ka zhvilluar Kurti politikën e jashtme.

Por, kjo ka ndodhur edhe me qeverinë e Ramush Haradinajt, ka thënë Kosnett.

Ndërsa sa i përket shkëmbimit të territoreve, amerikani tha se asnjëherë nuk ka qenë politikë e SHBA-ve një gjë e tillë./Insajderi.com