Ambasadori amerikan: Kosova duhet të ketë raporte të mira me Brukselin zyrtar

Ambasadori amerikan: Kosova duhet të ketë raporte të mira me Brukselin zyrtar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova duhet të ketë raporte të mira me Brukselin zyrtar.

Këto komente Kosnett i bëri në një paraqitje televizive të martën.

Ai tha se “SHBA ka raporte speciale me Kosovën, por nuk duhet harruar se ndodheni në hartën e Evropës”.

“Po, ju keni raporte speciale me SHBA dhe do të doja që demokratët dhe republikanët në SHBA të pajtoheshin edhe për çështjet tjera, siç pajtohen për raportet me Kosovën, por shiheni hartën, Kosova nuk është në Amerikën veriore, por është në BE’”, tha ambasadori amerikan.

Para marrëveshjes së Uashingtonit e arritur më 4 shtator, ka pasur pretendime se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë divergjenca sa i përket dialogut në mes Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com