" />

Ambasadori amerikan largohet nga takimi me liderët

Ambasadori amerikan largohet nga takimi me liderët

Tre krerët institucional, kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë përfunduar takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Në këtë takim kanë qenë prezent kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zv. kryeministri Fatmir Limaj. I pari që ka dalur takimi, ka qenë ambasadori Kosnett.

Deri tash asnjë nga liderët nuk është deklaruar për këtë takim.

Ky takim vjen pas shtimit të presionit ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës, pas kërkesës së vazhdueshme nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Pas këtyre kërkesave, edhe vetë Veseli si partner i koalicionit, ka paralajmëruar prishje të partneritetit nëse taksa nuk pezullohet.