Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se pret vizitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer, por sipas tij, situata aktuale me pandeminë nuk e lejon për momentin, transmeton Insajderi.
“Shpresoj që miku im i madh, Palmer, do të vijë në Serbi, por kam frikë se situata për shkak të COVID-19 në SHBA dhe Serbi nuk e lejon atë për momentin”, tha Godfrey.
Ai shtoi se “do të ishte më mirë ta organizojmë atë vizitë pak më vonë”, raporton Tanjug.
Këto deklarata Godfrey i bëri derisa komentonte raportimet e mediave se së bashku me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, Mattheë Palmer së shpejti do të mbërrijë në Beograd./Insajderi.com