Ambasadori amerikan në Kosovë: Po vëzhgojmë situatën pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasadori amerikan në Kosovë: Po vëzhgojmë situatën pas dorëheqjes së Haradinajt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e vëzhguar me vëmendje situatën në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit dhe se si do të merren institucionet me këtë çështje.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Duke e vëzhguar me vëmendje se si Kosova po ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Se si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, ka shkruar ai në Tëitter.

Haradinaj u dorëhoq javën e kaluar për t’iu përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, duke thënë se dëshiron të shkojë si qytetar e jo në cilësinë e kryeministrit.