Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett është duke u magjepsur me bukurit natyrore të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka postuar një fotografi të ekipit të ambasadës gjatë një ekspedite në Leqinat në Grykën e Rugovës në Pejë.
Kësaj foto Kosnett i ka mbështetur edhe një mbishkrim ku ka thënë se është një vend i mrekullueshëm për ecje.
“Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i fundit në Leqinat, mbi Grykën e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje! #Peja #BeautifulKosovo”, ka shkruar Kosonett. /Insajderi.com