Shansi që nuk humbet

Ambasadori amerikan në Serbi për takimin në Uashington: Po ua hapim derën e zhvillimit

Me takimin në Uashington mund të fillojë një epokë e re në Ballkan, ka thënë Anthony Godfrey

Ambasadori amerikan në Serbi për takimin në Uashington: Po ua hapim derën e zhvillimit

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka deklaruar se me takimin e 27 qershorit në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ua hapin derën e zhvillimit Kosovës dhe Serbisë dhe është një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe investime, njofton Insajderi.

Godfrey, duke folur për gazetën serbe Danas tha se shpreson shumë që përfaqësuesit e të dyja vendeve do ta shfrytëzojnë këtë shans për t’u rikthyer në dialog.

Ai gjithashtu deklaroi se ky takim mund të jetën një fillim i një epoke të re e stabilizimit dhe prosperitetit në Ballkan.

I pyetur për pritjet e tij nga takimi, ai ka thënë se “jam shumë optimist”./Insajderi.com